1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky çift e braktisi Amerikën për të jetuar në Kosovë

Rekomandime

Mentor Dida është shqiptari nga Kosova i cili vjet më parë shkoi në Amerikë për studime, atje edhe ku diplomoi si njëri ndër studentët më të suksesshëm në universitetin e Arizonës, rapoprtoi emisioni #gjesi.

Krahas sfidave dhe vështirësive, e bukura e këtij udhëtimi ishte takimi me Alin e cila më vonë do të bëhej e dashura e tij.

- Advertisement -

Ata për gjatë kësaj periudhe kanë vizituar vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ky udhëtim kishte qenë shumë i veçantë për ta. Kështu, çift tejet pozitiv vendosën për tu kthyer e jetuar në vendlindjen e Mentorit.

Por planet e tyre nuk shkuan siç kishin menduar. Madje si për ters, vetëm pak ditë para se të niseshin, ishin anuluar të gjitha hyrje-daljet në Kosovë si pasojë e pandemisë. Për më tepër, Ali dhe Mentori kishin pas hequr dorë nga vendet e punës, banesa e gjithçka tjetër.

- Advertisement -

E reagimet e njerëzve ishin nga më të ndryshmet, derisa kishte edhe prej atyre që me shaka i thoshin ta mendoj edhe njëherë mirë këtë punë.

Por pavarësisht kësaj, ata këtë vendim e kanë të prerë dhe se në Kosovë do të kthehen menjëherë pasi të kaloj kjo situatë.

- Advertisement -

Sigurisht që për Mentorin, dëshira ka qenë e madhe që pas studimeve të kthehet në Kosovë për të kontribuar për vendin e tij. Por çfarë e bëri Ali-en që ta marrë këtë vendim?

“Njerëzit. Babai im është kuzhinier dhe jam rritur duke e ndjerë në zemër se çfarë është mikpritja dhe humnaiteti. Dhurata më e mirë që mund t’ia bëjmë dikujt është dija, dashuria dhe mikpritja. Me familjen e Mentorit, tezja Kimet, axha Agron, të gjithë familjarët mendoj se janë një familje e mirë sepse si për mua ata kujdesën që me qenë të gjithë bashkë dhe me pas dashuri. Kam pasur fatin ti njoh shumë kosovarë sepse atje janë shumë të lidhur me njeri tjetrin. Jam shumë me fat, jo vetëm si nuse, por si motër, si pjesëtare e familjes. Njerëzit në Kosovë janë me zemër shumë të madhe, me shumë kurajë dhe kujdes. Dhe kanë dhuratë kohën, kam kaluar shumë mirë nëpër kafene, në sheshe. Dhe pastaj ajo që e dua është edhe ushqimi, pite, fli, çaj. E dua ushqimin shumë, kështu që shumicën e kohës gatuaj me nenën e tij”, ka deklaruar ajo.

Për më tepër, Ali është duke u kujdesur që ta mësoj edhe gjuhën shqipe.

“Jam gjatë gjithë kohës duke dëgjuar shqip dhe po ushtroj çdo ditë. Dhe po, dua ta mësoj gjuhën sa më shpejtë. Po planifikoj t’i mësoj disa këngë sepse nipi Mentorit, Zjarri, me thotë se dëshiron t’i bie kitarës dhe unë të këndoj”, tha Ali.

Pas kthimit në Kosovë, Ali dhe Mentori kanë plane të shumta. Qëllimi kryesor i tyre është që të kontribuojnë për vendin si në aspektin e mjedisit, si dhe fuqizimin e të rinjve po ashtu.

E rëndësishme për ta është edhe promovimi i Kosovës në formën më të mirë të mundshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit