9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Mesazhi i vajzës së Nekibe Kelmendit: Mos e votoni mocionin, mos na detyroni t’i lëmë edhe varret e të ikim

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës u diskutua për një letër të shkruar nga Kosovare Kelmendi vajza e avokatit Bajram Kelmendi dhe ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi.

- Advertisement -

Përpos kësaj, vajza e tyre avokatja Kosovare Kelmendi i kishte dërguar sot edhe një mesazh nënkryetares së LDK-së, njëherësh Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Gati nën-lot, Osmani lexoi mesazhin që padyshim ishte tejet i prekshëm, transmeton Indeskonnline.

“Me shpirt me mendje e me lutje jam me juve sikurse e mbarë Kosova, por mos e votoni mocionin, mos na detyroni t’i lëmë edhe varret e të ikim nga ky vend, sepse po u vra sot shpresa mua vetëm emri do të më mbetet Kosovare, sepse Kosovë të andrrave e të luftës të prindërve të mi më nuk do të ketë”ishte mesazhi i Kosovare Kelmendit që luti Osmanin ta lexonte në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit