7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Tërnava: Po shikojmë mundësinë e hapjes së xhamive

Rekomandime

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë sot se janë duke e shqyrtuar mundësinë për hapjen e xhamive meqë numri i të infektuarve me COVID-19 është duke u zvogëluar dita ditës.

- Advertisement -

Në një mesazh përmes të cilit iu drejtuar besimtarëve myslimanë në ditën e xhuma, Tërnava ka thënë se do të shohin nëse do të jetë e mundur që të fallen namaze e xhumasë dhe ato ditore nëpër xhamia, meqë sitauta më COVID-19 është përmirësuar ndjeshëm.

Ai ka thënë se për një gjë të tillë janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik.

“Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe do të shohim mundësinë e parë të faljes së namazeve në xhamitë tona, sigurisht që edhe unë edhe ju të gjithë jemi të etur të kthehemi në shtëpitë e Zotit, se Zoti ne Kuran na ka thënë: “Xhamitë janë të Zotit dhe në to nuk meriton të adhurohet askush përveç Zotit”.

- Advertisement -

Inshallah shumë shpejt me emrin e Zotit do të largohet virusi dhe do të kthehemi xhamive tona”, ka thënë myftiu Tërnava.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit