17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gastronomët e Kosovës kërkojnë ndihmën e shtetit për rimëkëmbjen e këtij sektori

Rekomandime

Pasojat ekonomike nga koronavirusi po i ndien i tërë globi, dhe përjashtim nuk bën as vendi ynë. Shumë biznese kanë raportuar humbje të mëdha në të hyra, e ndër to është edhe sektori i gastronomisë.Si masë e parë e ndërmarrë për t’u mbrojtur nga sëmundja COVID-19, nga qeveria e vendit tonë ishte mbyllja e restoranteve dhe kafeterive.

- Advertisement -

Veton Zuka, anëtar i Bordit të Gastronomëve të Kosovës, në një lidhje direkte për “Radio Prishtinën”, ka kërkuar ndihmën e shtetit për rimëkëmbjen e këtij sektori i cili thotë të ketë pësuar humbje të madhe gjatë përballjes se vendit me virusin COVID 19.

Zuka, lajm të mirë e sheh vendimin për hapjen e pjesshme të këtij sektori më 18 maj për të vazhduar me hapjen e kompletuar më 1 qershor.“Sektori i parë që është prekur është sektori i gastronomisë, impakti ka qenë fatal se nuk ka funksionuar asgjë.

Krejt çka është duhet është ta rehabilitojmë vetë këtë çështje me ndihmën e shtatit. Lajm i mirë është që hapja bëhet më 18 maj dhe një hapje definitive më 1 qershor”, tha ai në emisionin “Drive Time” të “Radio Prishtinës”.

- Advertisement -

Ndihmesa nga ana e Ministrisë së Financave e dhënë për punëtoret në këtë sektor tashmë është drejt kompletimit, mirëpo Zuka thotë se bizneset direkt nuk kanë pranuar një ndihmesë të tillë.

“Faza e parë e ndihmës prej shtetit që është dhënë ka qenë kjo faza e ndihmesës së punëtoreve, por jo bizneseve direkt”, tha më tej ai.Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, tha Zuka, pritet të formojë një grup punues për të shikuar në përgjithësi se ku ekziston nevoja më e madhe për të ndihmuar.

- Advertisement -

Në “Drive Time” me Arin dhe Bernën në “Radio Prishtina”, Zuka ka bërë publike kërkesat që kanë si shoqatë ndaj qeverisë së Kosovës.“Kërkesat tona janë qiratë, kreditë e bizneseve, interesat e bizneseve. Shteti me i ndihmu bizneset që janë në kredi, të shtyhet afati i pagesave së kredive. Problemi kryesor qëndron pas hapjes, pasi që bizneset direkt hyjnë në borxhe. Qeveria ka mbetur që me grup punues t’i shqyrtojnë kërkesat në mënyrë që vazhdimi i punës me qenë më i mire”, tha Zuka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit