11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vallëzuan gjatë orës policore, dasmorët dënohen me 30 mijë euro

Rekomandime

Dasma i doli tejet e idhët një familje në Prilep dhe dasmorëve të ftuar.

- Advertisement -

Fatin e keq e pësoi zoti i dasmës, por edhe dasmorët që i kishte ftuar, të cilët po ashtu e pësuan shumë keq.

30 dasmorë në qytetin e Prilepit në Maqedoni do të duhet të paguajnë gjoba prej nga 1 mijë euro, në total 30 mijë euro të gjithë, për shkak se kërcyen valle në rrugë pranë shtëpive të tyre gjatë orës policre.

Prokuroria Publike e Gjevgjelisë kërkoi nga një mijë euro gjobë për të gjithë ata që kërcyen natën e 19 prillit, gjatë kohës kur ishte në fuqi ora policore.

- Advertisement -

Por dasma po vazhdonte në rrugën “Josif Josifovski” në Prilep dhe se nuk u ndal as ditën e natën, ku jehonte muzika dhe të gjithë ishin më kulmin e kënaqësisë nga ahengu në këtë kohë pandemie të koronavirusit.

Prokuroria tha se ata kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendsura për parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe se duhet të paguhen gjobat nga secili.

- Advertisement -

Zoti i shtëpisë siç mësohet ka kërkuar që të falen këto gjoba dhe se nuk janë në gjendje për ti paguar. Nga ana tjetër, së fundi janë shtuar debatet që të bëhet falja e gjobave, ashtu sic është bërë në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit