13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Albin Kurti iu drejtohet qytetarëve: Mos ta humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se gjatë 13 ditëve të fundit, çdo mbrëmje qytetarët e Kosovës kanë pasur arsye për t’u gëzuar .

- Advertisement -

Kjo pasi që sipas tij, numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka qenë më i madh se i atyre të infektuar.

Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Fcebook, ka shkruar se në dy javët e fundit janë shëruar 460 persona ndërsa janë të infektuar vetëm 90, përcjell Insajderi.

“Që nga data 4 maj 2020 kemi filluar me masat e reja që janë paraparë gjatë fazës së parë të hapjes graduale lidhur me pandeminë COVID-19. Të gjithë jemi krenarë për suksesin tonë në uljen e dukshme të lakores së virusit në Kosovë. Gjatë 13 ditëve të fundit, çdo mbrëmje kemi pasur arsye për t’u gëzuar sepse ka pasur më shumë të shëruar sesa të infektuar. Në dy javët e fundit kemi 460 të shëruar e vetëm 90 të infektuar (pra, mbi pesëfishin)”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Mirpëo, pavarësisht kësaj Kurti, ka thënë se nuk është koha për t’u relaksuar, duke shtuar se rikthimi i virusit do të ishte edhe më zhgënjyes sesa vetë ardhja e tij.

“Siç ka thënë një ekspert amerikan i pandemive para disa ditësh, Kosova është bërë një rrëfim suksesi në Evropë dhe në botë. Mirëpo, tani nuk është momenti për t’u relaksuar. Nuk është momenti për ta kthyer mbrapsht gjithë progresin e shënuar. Le të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit. Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të arritur deri në këtë pikë. Jemi kaq afër fitores, saqë rikthimi i virusit në mesin tonë do të ishte edhe më zhgënjyes sesa vetë ardhja e tij”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

“Sigurisht se kemi qenë të suksesshëm deri tani në luftimin e parandalimin e COVID-19, por askush nuk ka të drejtë ta shpallë të përfunduar këtë betejë. Ata që e bëjnë një gjë të tillë do të na pamundësojnë fitoren e shumëpritur. Le të mos harrojmë që ende nuk e posedojmë as antiviralin e as vaksinën për këtë virus. Për të gjithë ne, ai mbetet ende i panjohur. Edhe pse po e mundim këtë armik të padukshëm (kemi gati tre herë e gjysmë më shumë të shëruar sesa raste aktive), kjo nuk garanton pamundësimin e infektimeve të reja”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Kryeministri në detyrë, Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së, të shmangin vizitat familjare, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancën.

Sipas tij, duhet të durohet edhe pak sepse fitorja ëhstë e jona

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit