2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gazetari maqedonas poston videon ku shahet Adem Jashari, reagon OVL e UÇK’së

Rekomandime

Te infektuar: 870 Sheruar: 653 Vdekur: 28

- Advertisement -

OVL e UÇK-së reagon për videon e postuar nga gazetari maqedonas – ku shahej Adem Jashari

LajmeGazeta Express10/05/2020 16:11

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski, ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, i cili ka thënë se vëllai i Sulejman Rexhepit, Qani Rexhepi e shanë rëndë Adem Jasharin dhe thotë se kush i ka thënë atij të vdesë për Kosovë.

- Advertisement -

Në videon që publikon Zoran Bozhinovski rrugës duke shkuar për të marrë mirënjohje nga OVL UÇK e Kosovës, kënaqen me muzikë serbisht në veturë dhe e shajnë e fyejnë rëndë Adem Jasharin duke thënë së kush i ka thënë aty më vdekë për Kosovë, sipas Bozhinovskit, transmeton neës 33.

Në video janë, Qani Rexhepi vëllai i Mulla Sulës dhe njëherit edhe shef i medrësës, Kadri Krasniqi i punësuar në medresen Isa Beu, Bekim Dibrani dhe Fevzi Jakupi.

- Advertisement -

Mirëpo, ndaj këtij shkrimi ka reaguar Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, duke thënë se dënojnë gjuhën  ofenduese dhe fyese që është përdorur ndaj komandantit legjendar Adem Jasharit.

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në atë veturë nuk gjendte fare Qani Rexhepi dhe kjo organizët nuk ka ndarë asnjëherë mirnëjohje për të.

“Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlimitare asnjëherë nuk i ka ndarë asnjë mirënjohje dhe asnjë dokoratë Qani Rexhepit, mirënjohje ka marrë Avdil Rexhepit për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë, në videon që ka qarkulluar sot nëpër media të cilën e ka publikuar gazetari maqedon prorus Zoran Bozhinovski ku shihen 4 persona ku njëri në mesin e tyre përdor gjuhë ofenduese dhe fyese ndaj Komandantit Legjendar Adem Jashari, në atë veturë nuk gjendet Avdil Rexhepi”, ka thënë Gucati.

Sipas tij, të gjithë ata që hedhin akuza ndaj veteranëve të luftës do të paditen për shpifje dhe për manipulime që po bëjnë ndaj OVL-së të UÇK-së.

“OVL e UÇK-së i bënë thirrje të gjithë atyre që mundohën të njëllosin punën e Organizatës së Veteranëve të Luftës të ndalin këto gënjeshtra ndaj saj dhe të gjithë ata të cilët po hedhin akuza do t’i padisim për shpifje dhe për manipulimet që po i bëjnë ndaj OVL-së të UÇK-së. Cilido njeri që përdor gjuhë denigruese ndaj Komandatin legjendar Adem Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish ushtarëve OVL e UÇK-së e dënon gjuhën paskrupullt ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati.

Gucati, ka thënë se askush nuk mundet ta njëllosë emrin e kryetrimit, heroit, arkitektit dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit