12.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Balje i reagon Blerim Latifit

Rekomandime

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje i ka reaguar analistit Blerim Latifi i cili në emisionin Pressing në T7 e ka quajtur “analfabete”

Balje ka thënë se Latifi është analisti i parë nëpër televizione, ndërsa ka dalë i fundit në listën e kandidatëve për deputet. Tutje ajo i ka thënë Latifit se nuk e di se çfarë është të kesh deputet.

- Advertisement -

“O Blerim, a je ti si analist i pari në tv çdo ditë, për çka në listën kandiduese për deputet ke qenë i fundit. Dhe ndoshta krej i din, por nuk e din si është me qenë deputet dhe te mbrosh qendrimin tënd i cili si duket të mungon!”, shkruan ajo.

Balje ka shtuar se do “ta falë” Latifin për shkak se jemi në muajin e Ramazanit.

“Une ty nuk të njoh, të gjithë ata që nuk të kanë votuar kanë qenë të sigurtë që nuk je për politikë për këtë në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal!”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Latifi: Duda Balje është analfabete, Avokatja: E ftoj Duda Baljen që të padisim për fyerje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit