12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Latifi: Kjo është e vërteta, ja pse Erdogani po ndërton xhaminë e re në Prishtinë

Rekomandime

Edhe profesori i Filozofisë Blerim Latifi, ka reaguar për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Ai ka kujtuar se edhe në të kaluarën, në Prishtinë janë ndërtuar tempuj fetarë, për të dhënë mesazhe politike e dëshmi të pushtetit mbi një vend, se sa për t’u shërbyer nevojave të besimtarëve të thjeshtë.

- Advertisement -

Sipas tij, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Latifit në Facebook:

Kushdo që ka pak njohuri nga historia e civilizimeve e di se tempujt e mëdhenj fetarë më shumë ndërtohen për të dhënë mesazhe politike e dëshmi të pushtetit mbi një vend, se sa për t’u shërbyer nevojave të besimtarëve të thjeshtë. Që nga tempujt e Karnakut në Egjiptin e Lashtë e deri me sot kështu ka qenë.

- Advertisement -

Nga ky rregull nuk bën përjashtim as historia jonë.

Nuk bën përjashtim as kjo historia e tempujve në qendër të Prishtinës.

- Advertisement -

Milosheviqi e ngriti kishën ortodokse serbe m’u në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi.

Pas luftës, Ibrahim Rugova e ngriti katedralën katolike për t’i thënë botës së Kosova është pjesë e Civilizimit Perëndimor.

Sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit