2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rusët sulmuan të dhënat e Angela Merkelit

Rekomandime

Posta elektronike e kancelares gjermane Angela Merkel duket se ishte marrë përsipër nga një haker rus në vitin 2015. Gazeta gjermane Der Spiegel shkruan se kompjuterët në zyrën e Merkel në Bundestag janë sulmuar në internet dhe janë kopjuar postat elektronike.

- Advertisement -

Hakeri Dimitri Sergeyevich Badin, i cili përdor emrin kodues “Scaramouche”, raportohet se sulmoi sistemin kompjuterik të Bundestag dhe kopjoi 16 gigabajt dokumente nga zyra e Merkel.

Korrespodencat midis 2012 dhe 2015 u regjistruan në emailet e sekuestruara.

Hakeri 30-vjeçar rus ka sulmuar edhe institucione të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhet në listën e personave të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit