9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Pasi shkaktoi rrëmujë në Kosovë, Lajçak flet edhe për Kushtetutën e Serbisë

Rekomandime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Radio Televizonin Shtetëror të Serbisë ka thënë se edhe Kosova por edhe Serbia duhet të ndryshojnë kushtetutën e tyre në mënyrë që të arrijnë progress në dialog.

Lajçak i cili po qëndron në Beograd pas vizitës në Prishtinë ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk e ndryshojnë Kushtetutën atëherë nuk hapësirë për dialog.

- Advertisement -

Mesazhi im në Prishtinë ishte se Kushtetuta nuk është Bibla, dhe nëse ke hyrë në këtë process atëherë duhet të jesh i gatshëm ta ndryshosh Kushtetutën.

Kur dhe si do të jetë më e qartë në fund të procesit.

Ne nuk mund të pranojmë letrën e kushtetutës si vijë të kuqe. Nëse Beogradi qëndron në kushtetutën e vet dhe Prishtina në kushtetutën e vet atëherë nuk ka hapësirë për dialog”, ka thënë Lajçak teksa ka shtuar se Asociacioni është nënshkruar dhe duhet të zbatohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit