4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Jeta apo Kushtetuta? Drejtori i IKSHP arsyeton masat për parandalimin e COVID-19

Rekomandime

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani ka arsyetuar masat e parandalimit të përhapjes me coronavirus.

Ramadani krahasimin e ka bërë me semaforët në rrugë. Sipas tij, ani pse semafori i kuq është antikushtetuese, qëllimi i saj është të parandaloj qarkullimin e njerëzve dhe të veturave në të njëjtën kohë.

- Advertisement -

Ai madje shtoi se të gjitha masat që ndërmerren mund të duken të padrejta por që qytetarët duhet të mendojnë edhe përtej vetes dhe të parandalojnë përhapjen e pandemisë COVID-19.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ramadanit.

Semafori i kuq!A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese? Po.

- Advertisement -

Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!

Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njejtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!

- Advertisement -

Pasojën e dini të gjithë!

Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!

Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në lauren e trenit, kudo?

Po pse bëhet kjo?

Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!

E drejta për jetë!

Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!

Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!

Kjo është shëndetësia publike!

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!Në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus është 884.

Nga kjo shifër 655 janë shëruar, 28 kanë vdekur ndërsa pjesa tjetër ende janë duke u trajtuar.

Vetëm mbrëmë 14 persona dolën pozitiv me coronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit