10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Pacolli për vizitën në Hagë: U mërzita më shumë se Thaçi kur u mbyllën dyert dhe ai mbeti brenda

Rekomandime

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Pacolli tha se është mërzitur kur në fund janë mbyllur dyert dhe dolën, ndërsa Thaçi mbeti atje brenda.

- Advertisement -

Gjendja ishte jashtëzakonisht e mirë, u ndijke mirë. Po më duket unë u mërzita më shumë sesa ai kur u mbyllën dyert në fund ai mbeti atje dhe ne dolëm. Unë besoj se ai me krenari do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër dhe cdo gjë tjetër ta presim”, tha Pacolli në Kanal 10.

Pacolli ka thënë se ka qenë atje për ta parë Thaçi përkundër shumë njerëzve që e kanë sharë dhe e kanë fyer.

”Kam qenë me e pa zotrin Thaçi atje. Përkundër shumë njerëzve që e kanë fyer zotrin Thaci dhe e kanë sharë, unë them që është e padrejtë ajo që i ka ndodhur. Ai nuk do të jetë fajtor, do të kthehet mes nesh. Është e padrejtë që këto vite t’i kalojnë huq jashtë familjes, por në një farë mënyre është një mundësi që të tregohet se UÇK-ja ka qenë legjitime dhe nuk ka bërë KRIME”, shtoi Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit