8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Papa u bën thirrje prindërve: Mos i dënoni fëmijët homoseksualë, ata janë të Zotit!

Rekomandime

Papa Francesku u bën thirrje prindërve që të mos i dënojnë fëmijët homose ksual.Në audiencën e përgjithshme, Bergoglio iu drejtohet me një mendim të veçantë çifteve që duhet të përballen me problemet e fëmijëve të tyre.

“Si ta menaxhojmë këtë: duhet t’i shoqërojmë dhe të mos fshihemi në një qëndrim dënues”, rithekson ai. Më pas Ati i Shenjtë shpjegon se nuk mund të përshëndesë besimtarët për shkak të një problemi shëndetësor.

- Advertisement -

“Kam një problem në këmbën e djathtë, një ligament në gju është me inflamacion, një problem që u ndodh të moshuarve”.

Mund të ketë shumë arsye për fërkime me fëmijët, që nga braktisja e studimeve e deri te problemet me drejtësinë, madje edhe orientimi seksual mund të bëhet shkak. Por paralajmërimi që Papa donte t’u drejtonte prindërve është unik:

“Kurrë mos e dënoni një fëmijë”.Përkundrazi, ndjekja e shembullit të Shën Jozefit dhe kërkimi i ndihmës së Zotit në momentet më të vështira është rruga e treguar nga Papa në audiencën e përgjithshme për të gjithë prindërit.

- Advertisement -

Koncepti për të mos lënë vetëm fëmijët homoseksualë, por për të qenë veçanërisht afër tyre është një gjest tjetër i hapjes nga Papa Françesku ndaj botës së ylberit.

Papa qysh në tetor 2020, me rastin e premierës botërore në Festivalin e Filmit në Romë të dokumentarit të Evgeny Afineevsky kushtuar atij, kishte nisur një mesazh të fortë për botën e pranimit të njerëzve me orientime të ndryshme sek* suale: “Homosek *sualët kanë të drejtë të jenë në një familje.

- Advertisement -

Ata janë fëmijë të Zotit. Askush nuk duhet të përjashtohet apo të bëhet i palumtur për këtë. Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkëjetesës civile. Kështu ata janë të mbuluar ligjërisht. Unë kam luftuar për të.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit