18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ndryshon situata, Kadri Veseli kërkon zgjedhje, akuzon fort LDK’në

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar pikën doganore në Hanë të Elezit, me ç’rast u shprehu ngushëllime për vdekjen e oficerit doganor në pikën kufitare në Vërmicë.

- Advertisement -

Aty Veseli ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e re, siç e ka quajtur të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin.

Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e mashtrimit. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje për situatën në të cilën na ka sjellur. Ata duhet vetë ta tejkalojnë këtë situatë por zgjidhja më e mirë është që të krijohen kushtet dhe pas pandemisë të kemi zgjedhje demokratike dhe legjitimitet demokratik”, tha Veseli

- Advertisement -

Kreu i PDK-së kërkon që sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës të votohet pakoja emergjente e propozuar nga PDK.

“Jemi të një ndërmarrës i cili është pjesërisht duke punuar ky është edhe qëllimi i vizitës time ne do u ndihmojmë ndërmarrësve si Sherifi që zhvillojnë aktivitetin e tyre por nuk kanë mundësi ta kenë të plotë. Sherifi në sektorinë e ndërtimtarisë është i bllokuar, Sherifi në sektorin e hotelerisë është po ashtu totalisht i bllokuar… pakoja e rimëkëmbjes ekonomike të cilën e kam propozuar në Kuvendin e Kosovës duhet të aprovohet sa më shpejt për faktin se i ndihmon Sherifit si ndërmarrës dhe 70 mijë ndërmarrësve tjerë, iu ndihmon 280 mijë punonjësve në sektorin privat dhe më së shumti i ndihmon çdo kujt që tenton të angazhohet mos te jetë në lëmosh sociale”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit