7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Publikohet video ku Vuçiq thotë qartë se Kosova do të fitoj pavarësinë në të gjithë territorin e saj

Rekomandime

Opinioni serb është shokuar nga një deklaratë e presidentit të Serbisë për “Pink” ku shprehet se “Kosova do të fitoj pavarësinë në të gjithë territorin e saj”, shkruan “Sprskidnevnik” për të hequr dilemat se kishte thënë ose jo këtë Vuçiq.

Sipas kësaj gazete ai ka thënë se “kjo nuk është se ai do të njoh, por se nuk ka kaluar zgjidhja që ai ka ofruar”, pa potencuar se çfarë kishte ofruar ai dhe kujt!.

- Advertisement -

Vuçiq në Tv Pink ka thënë se “atë që ai ofroi nuk mundi të kaloj për shkak të presionit të madh të disa vendeve dhe shërbimeve inteligjente që kanë nisur agjenturat në vendet e ndryshme si atë politik media etj”.

Vuçiq ka shtuar se ata që e kritikojnë së pari akuzuan se nuk kanë dëgjuar për asnjë ofertë po prapë se prapë e kanë sulmuar.

“Shikoni çfarë hipokrizie, thoni se nuk keni dëgjuar ofertën as përmbajtjen e propozimit, pajtohem se nuk e keni, por pse e sulmuat?. Në mënyrën metaforike më keni prerë kokën, e nuk e dini për çka bëhet fjalë, tass kur po them se ka dështuar ai propozim, thoni nuk e dini cili ka qenë. Pse më sulmuat pra kur nuk e dini dhe shkatërruat çdo gjë dhe nuk deshët të dëgjoni” ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Ai përkujtoi se kishte organizuar dialog të brendshëm por opozita nuk kishte paraqitur propozimin e vetë për çështjen e Kosovës.

“Unë ju pyes , cila është zgjidhja përveç se Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim dhe për shkak se unë do ta njoh, do të fitoj pavarësinë dhe sovranitetin në të gjithë territorin e saj” tha presidenti Vuçiq.

- Advertisement -

Andaj unë pyes ata që protestuan dhe folëm, pse e bëtë këtë dhe si nuk mund të shikonin realitetin dhe penguat Serbinë të nxjerr diçka për popullin dhe vendin e vetë u shpreh ai.

Si dihet pas kësaj deklarata pati reagime edhe greva urie nga deputetët e opozitës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit