13.2 C
Pristina
Monday, May 29, 2023

Presidenti i Turqisë nuk vjen me duar bosh: Erdogani sjell miliona në Serbi!

- Advertisement -

Të rekomanduara

Daçiç thotë se Erdogan është shum i kënaqur nga marrëdhëniet me Serbinë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të arrin në Serbi, në një vizitë dy-ditore më 7 tetor, do të sjell miliona euro dhe investime të mëdha, tha Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

- Advertisement -

Përveç dialogut të mirë politik, ardhja e Erdogan do të forcojë gjithashtu bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, pasi projektet kryesore të infrastrukturës dhe hapja e fabrikave të reja do të kontraktohen, tha Daçiç.

Këto janë projekte të mëdha infrastrukturore, investime në fushën e transportit, si dhe fabrika të reja që do të ofrojnë punë.

Daçiç thotë se Erdogan është veçanërisht i kënaqur me marrëdhëniet shumë të mira me Serbinë.

“Erdogan thotë se bashkëpunimi ynë është i jashtëzakonshëm. Gjatë qëndritmit të tij në Beograd, do të organizohet një mbledhje e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit të Serbisë dhe Turqisë, dhe më pas do të saktësohet gjithçka që lidhet me fillimin e punës në autostradën e Sarajevës. Unë pres që të hapen disa fabrika, të gjitha do të jenë miliona investime”,  tha Daçiç.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -