Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti deklaroi se duhet bërë plazh këtë vit, pasi sipas tij uji i detit përmban jodë dhe kripë që e vrasin virusin.
Ai komentoi edhe vendimet e fundit të autoriteteve shqiptare, të cilat lejojnë qytetarët të futen në deti, ku rasti më i freskët ishte sot në Vlorë, ku policët nxorrën nga uji disa të rinj që ishin futur për t’u larë në det.
Sipas mjekut, ata që kanë vendosur këto rregulla, duket se nuk e kanë kuptuar ende natyrën e virusit.
Alimehmeti tha se edhe pishina nuk është problem, përrveç grumbullimit të shumë njerëzve.
Në një lidhje për emisionin “Open”, ai tha:
Uji i detit përmban kripë dhe jod që e vrasin virusin. Ata që nuk lejojnë qytetarët të futen në det, nuk e paskan kuptuar akoma natyrën e virusit. Edhe pishina nuk është problem.
Në pishinë thjesht duhet pasur parasysh grumbullimi i njerëzve.
Në pishina grumbullohen shumë persona.