11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

“Për faqe të zezë”, Blerim Latifi e krahason shujtën që po u shërbehet policëve të Speciales me kohën e Iuftës

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar për shujtën që po iu shërbehet pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, që po e mbajnë rendin në veri.

Ai e ka krahasuar këtë shujtë me kohën e Iuftës, duke thënë se është e turpshme që ushtarët më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen “për faqe të zezë”.

- Advertisement -

Latifi ka treguar edhe për ushqimin që iu shërbehej në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK’së në Kukës.

“”Bukë, argetë dhe një jogurt”, kjo qenka menuja ushqimore për pjesëtarët e Njësisë Speciale në veri. Nuk po dallojka shumë nga ajo e kohës së Iuftës. Më kujtohet se si në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK-së në Kukës, në mëngjes dhe në darkë, na jepnin nga një qepë, një gjysmë buke dhe një gotë me çaj. Aty ishte një gjerman shtatlartë, i cili protestonte në gjermanisht ndaj asaj diete tmerrësisht të varfër. Atëherë ishte kohë Iufte dhe justifikohej ushqimi i keq, por sot është e turpshme që policët më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen për faqe të zezë”, ka shkruar Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit