8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mediat ndërkombëtare raportojnë për rastin e Helmimeve në Deçan

Rekomandime

Agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar për helmimet e qindra qytetarëve në Komunën e Deçanit përcjell Kosova ime.

AP në artikullin e saj shkruan se Kryetari i komunës në perëndim të Kosovës ka deklaruar gjendje emergjente të martën pasi qindra banorë përjetuan të vjella dhe diarre gjatë ditëve të fundit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.

“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë“, ka thënë ai.

Banorët e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes, ndonëse prokuroria është duke kryer hetimet në këtë drejtim.

- Advertisement -

Përveç QKMF’së në Deçan, disa pacientë janë referuar për trajtim edhe në Spitalin e Pejës.

Mbi 20 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore në këtë spital.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit