10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kryetarët e komunave serbe në Kosovë refuzojnë ndihmën financiare të Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Rekomandime

Shteti serb ka marrë vendim që t’i ndajë nga 100 euro për secilin qytetar për ta përballuar më lehtë situatën më virusin COVID-19.

- Advertisement -

Kryetarët e komunave të Parteshit, Ranilug, Novo Bërdos dhe Kllokot morën një vendim, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, të heqin dorë nga ndihma financiare e Qeverisë së Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit.

Refuzimi i tyre erdhi pasi thonë se Serbia po investon mjaft në Kosovë duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve serbë.

“Ne vendosim të heqim dorë nga ndihma prej 100 eurosh që Qeveria e Serbisë u dha qytetarëve të saj për shkak të pasojave të pandemisë koronavirus.

- Advertisement -

Në rrethanat në të cilat ne e gjejmë veten si shoqëri, duke marrë parasysh gjithçka që po bën Qeveria e Republikës së Serbisë për njerëzit tanë në Kosovë, të tregojmë mirënjohje dhe përgjegjësi morale ndaj gjithçka që Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë po bëjnë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe popullit tonë “, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetarët e komunave, Parteš Dragan Petković, Ranilug Vladica Aritonović, Novo Brdo Svetislav Ivanović dhe Klokot Božidar Dejanović.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit