14.7 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Kurti thërret për kujdes: Jemi shumë afër fitores

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Klinikën Infektive, ku u pritën nga Drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Sci. Lindita Ajazaj-Berisha, Prof. Sali Ahemti, Prof. Shemsedin Dreshaj, Ass. Dr. Sadije Namani dhe ekipi i mjekëve vullnetarë.

- Advertisement -

“Nuk ka dyshim për punën e madhe e të mirë që kanë bërë infermierët e mjekët tanë kundër virusit Corona. Kur sot flasim më të relaksuar për virusin duhet të kuptojmë që kjo është e mundur edhe e sidomos falë këtij reparti. Momentalisht janë 11 të shtruar në këtë Klinikë ku dy prej tyre janë në gjendje më kritike, kurse 3 të tjerë priten të lirohen.

Numrin e stafit mjekësor në përgjithësi e kemi shumë herë më të vogël se vendet e tjera, por jemi prej vendeve që po e përballon më së miri këtë pandemi, kjo thuhet edhe nga analizat e matjet e shumë ekspertëve botëror.

Ftojmë qytetarët që të respektojnë masat e ministrisë dhe t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve shëndetësor. Jemi shumë afër fitores kundër këtij virusi, mos të humbasim në fund, nga relaksimi e pakujdesia.Prandaj: qëndroni në shtëpi, qëndroni në distancë e qëndroni të pastër”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit