9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pasagjerja e “Deva Tours”: Me sytë e mi kam parë shoferët duke fjetur gjatë vozitjes

Rekomandime

Pronari i kompanisë “Deva Tours”, ka bërë një postim në faqen e agjencisë turistike, ku ka shprehur keqardhje për tragj*dinë e ndodhur në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe shumë të tjerë u Iënduan.

- Advertisement -

Të shumta kanë qenë komentet që janë shkruar në përkrahje të kompanisë, por ka pasur edhe të tillë që kanë kritikuar pronarin për shkak të trajtimit që u ka bërë shoferëve, shkruan Gazeta Infokus.

Madje njëra prej udhëtareve që ka shfrytëzuar shpesh këtë kompani për të udhëtuar nga Evropa në Kosovë dhe anasjelltas, ka thënë se ka qenë dëshmitar kur shoferët i ka parë duke fjetur gjatë kohës sa ata vozisnin.

“Tjera herë kujdesuni më mirë për shofera se çdo herë janë kanë vullan si nëpër gjumë. Unë jam një udhëtare e cila udhëtojsha çdo herë me Deven por me sytë e mija kam pa vet disa herë se shoferëve ju mshelshin sytë për disa sekonda”, ka shkruar V.M

- Advertisement -

Ky është komenti origjinal i V. M

Tjera her kujdesuni memir per shoferaa se zhdo her jan kan vullan si neper gjum un jam nje udhtare e cilla udhtojsha zhdo her me deven por me syt e mija kam paa vet zdi sa her se shoferat ju mshelsshin syt per disa seconda . keni kujdes per shoferaa . mos i merrni popllin shqiptar ne qaf . nuk asht veq merju paret per bilet edhe hajt por duheni me u kujdes en dir te kujna po i leni ton ata udhtar./Gazeta inFokus/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit