11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kurti takon ambasadorin e Shqipërisë, flasin për pandeminë dhe bashkëpunimin mes dy shteteve

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin kanë diskutuar për situatën e krijuar pas pandemisë COVID-19, gjendjen e shëndetit publik dhe bashkëpunimin që duhet ndjekin dy shtetet.

Përmes një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit, thuhet se në këtë takim është diskutuar edhe për efektin e masave që janë ndërmarrë nga dy qeveritë rreth numrit të personave të infektuar dhe shërimeve.

- Advertisement -

Të dy bënë thirrje për kujdesin që duhet kushtuar në vazhdim dhe në vazhdimësi pasi pandemia vijon të jetë aktive.

Temë tjetër e diskutimit përgjatë takimit ishte bashkëpunimi bilateral ekonomik, rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve, si dhe faktorët që duhet ta nxisin këtë qarkullim.

Mbi bashkëpunimin në mes dy vendeve u diskutua edhe në fushën elektro-energjetike, pas pavarësimit elektro-energjetik të Kosovës nga Serbia dhe bashkëngjitjes në Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri, si dhe funksionalizimit të interkonjeksionit 400 kV në mes Kosovës dhe Shqipërisë pas më shumë së 6 vjetëve.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ambasadori Minxhozi u zotuan për mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme ndaj nevojave dhe kërkesave të të dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit