-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kurti me fotograf edhe në postë, thotë se shkoi për ta paguar rrymën

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për vizitën e sotme në një nga filialet e Postës së Kosovës.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se aty ka shkuar për ta paguar rrymën, shkruan Reporteri.

“Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit. Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre”, ka shkruar Kurti në Instagram.

E para disa ditëve, Kurti kishte publikuar edhe një fotografi tjetër në një market, ku kishte shkuar për të blerë ushqime.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit