17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kusari Lila i reagon ashpër Ardian Gjinit: Publikimi i emrave të protestuesve metodë e regjimit serb!

Rekomandime

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, njëherësh edhe deputete e Grupit Parlamentar të VV-së ka reaguar pas protestës në Gjakovë.Kusari thotë listimi i emrave dhe bërja e tyre publik nga Dega e AAK-së në Gjakovë është metodë e njohur e gjimit serb në Kosovë.“E ultë dhe primitive kjo metodë. Dega e AAK – së në Gjakovë është dashtë ta kuptojë shumë më parë se frikësimi apo shantazhimi i kundërshtarëve të tyre as nuk pin ujë dhe as nuk jep efekt. Ndërsa, degradimi i Gjakovës nuk është e drejtë e garantuar me votë, por e kundërta e saj.”shkruan Kusari në Facebook raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

“Nëse nuk besojmë në shprehjen e mendimit të lirë të atyre me të cilët nuk pajtohemi, ne nuk besojmë në liri”.AAK – dega në Gjakovë, si parti në pushtetin lokal paska vendos me i shënu publikisht emrat e disa prej protestuesve të sotëm të cilët zgjodhën metodën demokratike të garantuar me ligj dhe kushtetutë, atë të protestës, për të shprehë kundërshtinë e tyre me nisjen e punimeve pa projekt e pa vizion nga Kryetari i komunës së Gjakovës.

Shto kësaj edhe degradimin mjedisor dhe cenimin e lirisë së lëvizjes që ky zgjerim i rrugës automobilistike sjellë në zemër të qytetit.

- Advertisement -

Listimi i “kundërshtarëve” publikisht, është metodë e njohur për të gjithë ne që e mbajmë mend sistemin represiv të Serbisë në Kosovë. Kjo është metodë e agresorëve për të frikësuar të lartëpërmendurit dhe për t’i paralajmëruar të tjerët nëse vendosin të ju bashkohen.E ultë dhe primitive kjo metodë. Dega e AAK – së në Gjakovë është dashtë ta kuptojë shumë më parë se frikësimi apo shantazhimi i kundërshtarëve të tyre as nuk pin ujë dhe as nuk jep efekt. Ndërsa, degradimi i Gjakovës nuk është e drejtë e garantuar me votë, por e kundërta e saj.

Përdorimi i argumentit të forcës në vend të forcës së argumetit sjellë dhunë dhe synon diktatin.

- Advertisement -

E Gjakova kurrë nuk i është nënshtru diktatit, aq më pak kur liria e shprehjes është paguar shtrenjtë.#GjakovaNukNënshtrohet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit