Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se sot ka riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Për të pastruar trupin tuaj nga parazitët, pijeni para gjumit
PURODONE
Që nga fillimi i pandemisë nga Gjermania janë kthyer më shumë se 520 shtetas të Kosovës.
“Sot nga Aeroporti i Stuttgartit në Gjermani kemi riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës. Nga fillimi i Pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.
Ambasada ka kërkuar mirëkuptim nga shtetasit tjerë që kanë bërë kërkesë të kthehen në Kosovë.
“Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim.Dua me këtë rast të shprehi falenderime të veçanta për krejt personelin e Konsullatave të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg dhe stafin në Berlin për punën e palodhshme për t’u shërbyer shtetasve tanë në këtë kohë me sfida të pashembullta”, thuhet tutje në njoftim.