22.7 C
Pristina
Monday, April 8, 2024

Ivica Daçiq tregon që Djokovic po angazhohet direkt në çnjohjet e pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Tv Happy e ka pranuar hapur se në fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës është përfshirë edhe tenisti me famë botërore, Novak Djokovic.

- Advertisement -

Kreu i diplomacisë serbe që udhëheq një fushatë të tillë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Serbia duhet të përdorë sa më shumë emrat e njohur që ka në fushën e diplomacisë, siç është edhe rasti i Novak Djokovic.

“Novak pyetën gjithmonë se çfarë mund të bëjmë. Ai pret me padurim çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë liderë botëror më pyesin për të, dhe unë e telefonova që t’iu dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf.”, ka thënë Daçiq.

Tutje Daçiq ka thënë se qytetarët serbë e prezantojnë Serbinë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se me arritjet e tyre japin një kontribut të madh në diplomacinë serbe.

- Advertisement -

Serbia në mënyrë permanente financon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës dhe për një gjë të tillë angazhohet vetë Ivica Daçiq.

Serbia pretendon se disa shtete të ndryshme deri tani kanë tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës, megjithatë të gjithë pretendimet e Beogradit zyrtar janë hedhur poshtë nga Republika e Kosovës.

- Advertisement -

Fushata serbe ndërkohë është bërë problematikë edhe për çështjen e dialogut. Sikurse Gjermania, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Beogradi zyrtar të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës, megjithatë pavarësisht thirrjeve, Serbia vazhdon lobimin me qëllim të arritjes së çnjohjeve për Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit