2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Berisha: Ukshin Hoti mbetet ideologu i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës!

Rekomandime

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, e ka kujtuar në 21 vjetorin e zhdukjes veprimtarin e mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti.

- Advertisement -

Berisha ka sjellur kujtime të një takimi të mbajtur në fshatin e tij në Billushë në shtator të vitit 1991, ku i pranishëm ishte edhe Hoti. Si rrjedhojë, Berisha ka thënë se Ukshin Hoti mbetet ideologu i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Kujtim për Ukshin Hotin!

Ukshin Hoti ishte njëra nga figurat intelektuale të kohës i cili ishte frymëzim për popullatën e veqenarishtë i rinisë me idetë përparimtare dhe kombëtare.
Në shtator të vitit 1991 në fsh.Billushë (Kushtrim) edhe pse ishim shumë të rinjë me ndihmën e inteluaktualëve dhe aktivistëve të fshatit patëm organizuar në xhamin e fshatit, tryezën:”Kosova dje-sot dhe nesër” në të cilën muarë pjesë edhe profesori dhe filozofi Ukshin Hoti.

- Advertisement -

Xhamia e fshatit ishte shumë e vogël për me i pranuar brenda të gjithë të interesuarit që kishin ardhur nga shumë vende të Kosovës për të dëgjuar ligjeratën dhe mendimin politik për situatën në të cilën gjendej Kosova nga Ukshin Hotit.

Asnjëher deri në atë ditë shtatori, por edhe pasë saj, deri në ditët e sotme nuk është mbajtur ndonjë tubim aq i madhë sa që fshati ka pasur probleme me i sistemuar makinat e tyre ne hapësirat e fshatit.

- Advertisement -

Ukshin Hoti do ta kujton ketë tryezë edhe në librin e tij “Filozofia e çështjes shqiptare” si dhe me një prononcim një vitë pas, ku do të shprehet;
UKSHIN HOTI: Ndodhemi atje, ku pata thënë edhe në tryezën e organizuar në Billushë (në shtator të vitit 1991). Atëherë sa më kujtohet, u shfaq mendimi i tillë që të formohet Qeveria, të formohet policia, ushtria, mbrojtja territoriale, të legalizohet lëvizja…
Ukshin Hoti mbetet ideologu i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës!
Lavdi gjithë atyre që u flijuan për Kosovë”, ka thënë Zafir Berisha./04 Online

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit