12.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Këshilli Prokurorial: Nëse Qeveria s’distancohet nga deklaratat e Sallahut do të ndërpresim çdo komunikim ndër-institucional

Rekomandime

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shprehur shqetësimet për deklaratat e zyrtarëve qeveritarë ndaj prokurorëve.

Të premten është raportuar se ish-prokurori special, Sylë Hoxha me ish-drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit”.

- Advertisement -

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që ish-prokurori Hoxha të dalë para drejtësisë.

Ndërkaq, zëvendësministri i këtij dikasteri, Blerim Sallahu, ka pretenduar se “po dëshmohet që vetë prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale”. Deklaratat e këtij të fundit, KPK-ja i ka cilësuar si linçuese, duke paralajmëruar ndërprerje të bashkëpunimit ndër-institucional.

“Nëse pushteti ekzekutiv nuk distancohet nga deklaratat e tilla do të ndërpritet çfarëdo komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-institucional”, u tha në reagim.

- Advertisement -

“Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ i pavarur kushtetues nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë interferim nga askush për çfarëdo interesi personal, grupor apo politik të cenojë integritetin e sistemit prokurorial”, thuhet tutje në reagimin e KPK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit