14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“Thaçi për 10 vjet e ka gënjyer popullin se nuk do të bisedohet për territore”

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka gënjyer popullin për 10 vjet se nuk do të bisedohet për territore.

- Advertisement -

Bajqinovci theksoi se kjo ndodhi derisa nuk erdhi puna që Serbia të ja sjellê në vëmendje se vetëm nëse shkon pas ketij projekti, mund të shpëtonte veten e tij.

Shkrimi i plotë:

Nuk mund të japim asgjë nga territori ynë për të marrë diçka që është poashtu territor i joni. Lutfi Haziri e ka gabim këtë qasje. Megjithëse, në gabimin e tij, ai nuk e fsheh këtë sikurse Presidenti Thaçi. Të paktën askush nuk ka dilema se z. Haziri këtë e ka bërë nga ndonjë siklet personal sikurse Thaçi. Ky i fundit për afro 10 vite e gënjente popullin se nuk do të bisedohej për territore derisa nuk i erdhi puna që Serbia të ja sjellê në vëmendje se vetëm nëse shkon pas ketij projekti, mund të shpëtonte veten e tij.

- Advertisement -

Pra territori i Kosovës, pjesë të tij që në një moment u bënë “dhurata të Rankoviçit” në këtë pikë, shërbenin si mall pêr kusuritje të pazarit jo për njohje, por për shpêtimin e lëkurês së Presidentit. Kosova është me fat që ka popull e liderë si Albin Kurti që nuk e lejojnë një pazar të tillë. Kosova është me fat që ka miq si SHBA dhe Gjermania që janë tê kujdesshme për të mos lejuar marrëveshje të keqe të arritur nga pazarxhinj mafioz ballkanikë për hesape të tyre që e ndikon negativisht procesin e paqes e interesat tona që domosdoshmërisht janë tē lidhura me interesat e shteteve perëndimore.

Sulmi me frustrim, me shpifje e sharje që vijnë në formë të komunikimit prej rrugaqi, ndaj kryeministrit Kurti dhe Qeverisë, flasin për dêshpërim, flasin për nervozë dhe për mosdurim. Degradimi i Presidencês për dallim nga njerëz me kulturë, dije e sjellje të lartë institucionale e shtetërore siç ishin Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, në një nivel gjuhe të rrugës, e bën të ndjehet keq secilin qytetar të Kosovës. Pozita që e ka në kuadrin e vet të detyrave, unitetin e popullit të Kosovës, nuk do të duhej asnjëherë të turpërohej në këtë mënyrë. Ata që e kanë derguar në atë pozitë, duhet të ndjehen me turp e të marrin përgjegjësi sa herë që presidenca dhunohet me fjalor rrugaqërie sikurse javen e kaluar. Ata që e votuan nuk janë më pak përgjegjës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit