4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Tifozi anglez, i befasuar pasi i ra kuleta me 500 funte në Prishtinë

Rekomandime

Një tifoz anglez, Steve Bruce, i ka lavdëruar kosovarët në llogarinë e tij në Tëitter, duke treguar se si i ishte kthyer kuleta me 500 funte brenda dhe me të gjitha kartat e kreditit, pasi i kishte rënë në Prishtinë.

Anglia fitoi 4:0 në një ndeshje të parëndësishme në karakterin garues, duke qenë se verdhekaltrit i kishin humbur gjasat për kualifikim tashmë dhe “Tre luanët” e kishte siguruar biletën për turneun e verës së ardhshme – por ky takim do të shkruhet në librat e historisë për gjithë atë që ndodhi brenda dy ditëve.

- Advertisement -

Kosova e mahniti botën me mënyrën sesi e priti Anglinë në Prishtinë, si shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ndihmën dhe kontributin që Britania e Madhe ka dhënë në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Nga tifozët, lojtarët, stafi dhe trajneri, të gjithë në kampin anglez kanë mbetur gojëhapur me pritjen që u është ofruar nga kosovarët.

Njëri ndër këta tifozë ishte edhe Simon Bruce. Ai ka bërë të ditur se i kishte humbur kuleta në Prishtinë, por menjëherë i ishte kthyer me gjithçka brenda nga një kosovar.

- Advertisement -

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma kthye, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter.

“Seriozisht, i kisha 500 funte në kuletë dhe kartat e mia të kreditit. Asgjë nuk më ishte marrë. Njerëzit e Kosovës ishin më të mirit”, shtoi Bruce.

- Advertisement -

Edhe qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Harry Maguire, i falënderoi tifozët e Kosovës në llogarinë e tij në Twitter.

“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në Twitter, duke vendosur edhe emoji flamurin e Kosovës dhe një zemër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit