14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“Nuk më kanë lutur edhe shumë për t’u bërë kryeministër”. Këta 3 emra në LDK kishin ‘ofertë’ para Avdullah Hotit

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin “Debat Plus”, ka folur për mandatarin e LDK-së për kryeministër.Ai tha se ia kishin ofruar postin e kryeministrit, por s’ka qenë i gatshëm ta marrë, raporton Gazeta Blic.”Nuk më kanë lutur edhe shumë”, tha ai, i pyetur se a e refuzoi ofrimin e pozitës së kryeministrit.

- Advertisement -

Haziri tha se ministrat në detyrë do të vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin e tyre deri në minutin e fundit, sepse sipas tij, ata janë kujdestar.

Haziri ka theksuar se elektorati ka pritur ndërmjet emrave të Kujtim Shalës, emrit tim dhe të Vjosa Osmanit, duke pasur parasysh situtatën nëpër të cilin po kalon vendit.Ai tha se Osmani nuk e ka pranuar këtë pozitë për shkak të konsistencës në qëndrimet politike, derisa unë e Kujtim Shala e kemi refuzuar pozitën.

Megjithatë, sipas Hazirit Avdullah Hoti ka qenë ndër ministrat më të suksesshëm të Financave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit