Konfirmohen 39 raste të reja me koronavirus, shkon në 669 numri i të infektuarve

0
96

Janë konfirmuar edhe 39 raste pozitve me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 23 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste”, njofton IKSHPK.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 669.