Disa qytetarë janë mbledhur në sheshin Skënderbe në Prishinë, për të faluar namazin e Natës së Kadrit, ditë e shënuar për këta besimtarë, shkruan Gazeta Metro.
Këta persona janë rreshtuar në bazë të pikave të cilat aktivistët e Vetëvendosjes i kanë shënuar për protesta. Metro mëson se Policia e Kosovës, i ka lejuar të falen dhe ua ka kontrolluar dokumentet e nevojshme personale.
Kjo është bërë e ditur paraprakisht me anë të një grupi të hapur në Facebook me emrin “Falu n’shesh”.
Në njoftimin e tyre shkruan se në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e dyerve të xhamive edhe pas fillimit të fazës së dytë të masave lehtësuese nga qeveria, këta qytetarë i janë drejtuar organeve gjegjëse për hapjen e xhamive dhe kryerjen e namazit me disa kushtëzime konform situatës epidemiologjike.
“Si përpilues të kërkesës kemi organizuar një event nga ora 16:30 – 17:30, ku në mënyrë të organizuar do të falim namazin e ikindisë në sheshin “Skënderbeu” dhe në mënyrë demonstrative do të tregojmë mundësinë e kryerjes së namazit pa e rrezikuar fare shëndetin publik”, thuhet në njoftim.
Kutjojmë, Xhamitë në Kosovë do të vazhdojnë edhe më tutje të jenë të mbyllura për besimtarët. Ky vendim u bë i ditur pas takimit të myftiut Naim Tërnava me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin dhe mikrobilologun Lul Raka.
Në këtë takim u tha se mbyllja e xhamive ndikoi dukshëm në parandalimin e hapjes së pandemisë COVID-19
Myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës, ashtu sikurse të gjithë̈ besimtarët e saj, janë̈ të shqetësuar për mos hapjen e xhamive, ku do të krijoheshin kushtet për kryerjen e ritualeve të tyre./gazetametro.net
Ai shtoi se e kanë obligim fetar që të marrim mendimet dhe rekomandimet e profesionistëve që e njohin fushën përkatëse