10.3 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Mali i Zi refuzon ‘ndihmën’ e Vucic: Ju faleminderit që na jepni donacion respiratorët tonë

Rekomandime

Malit të Zi ju konfiskuan tre respiratorë në Serbi dje edhe pse kjo u mohua në mbrëmje nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe i ofroi ndihmë prej 5 respiratorëve shtetit malazez. Qeveritarët malazez nuk u bindën nga kjo ofertë ‘zemërgjerë’ dhe e refuzuan, pasi tre prej respiratorëve ‘ndihmë’ ishin blerë nga qeveria malazeze dhe ishin konfiskuar nga ajo serbe.

Presidenti i Këshillit Kombëtar për Emergjenca të Malit të Zi, Milutin Simunovic, e porositi presidentin serb se nuk ka nevojë të brengoset për Malin e Zi. Me atë rast i refuzoi respiratorët që do të ndaheshin edhe për popullin e rrezikuar serb në Mal të Zi se ata nuk e caktojnë prioritetet sipas etnisë.

- Advertisement -

“Do të gjendemi ne. Për fat të mirë ka shtete e tregje në të cilat është e mundur me paratë tona të blejmë pajisjet e munguara, siç blinim në Serbi ushqimin për të cilin flet presidenti serb. Ka shtete ku është e mundur që me shtëpitë e tyre tregtare të pajtohemi për blerjen e mallrave të prodhuar në tregjet e treta, e të cilat nuk do të ju merren siç na ndodhi me respiratorët në Serbi” shkruhet në porosinë në rrjetin social Twitter.

Simovic shtoi me cinizëm se janë posaçërisht mirënjohës për shtesën e dy respiratorëve, që Aleksandar Vucic do të shtonte donacionit në bazë të marrëveshjes me partitë serbe në Mal të Zi njofton televizioni publik malazez RTCG.

“Supozojmë se kjo është si shprehje e brengës për gjoja popullin e rrezikuar serb në Mal të Zi. S’ka nevojë për këtë. Ne në Mal të Zi nuk i kalibrojmë pajisjet mjekësore sipas frekuencave etnike. Mali i Zi është shtet i përgjegjshëm dhe i organizuar qytetar që është në gjendje që edhe në rrethanat më të rënda të pandemisë së korona virusit secilit qytetar t’i ofroj mbrojtjen maksimale të mundshme” tha Simovic.

- Advertisement -

Qeveria malazeze e kishte postuar këtë përgjigje në llogarinë zyrtare të tyre në rrjetin social Twitter, e pastaj edhe përgjigjen e ministrit të shëndetësisë së Malit të Zi, Kenan Hrapovic, që ishte edhe më i zemëruar e cinik me përfitimin e Serbisë nga pandemia për qëllime të tyre politike karshi malazezëve.

“Falënderoj Vucicin për ofertën që ta japë donacion tre respiratorët tonë që i porositëm për shëndetësinë malazeze. E vlerësojmë seriozitetin e gjendjes në shtetin fqinjë dhe besojmë se ato mjete në këtë moment janë më të nevojshme në sistemin shëndetësor të Serbisë”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit