Analisti politik, Naim Rashiti, ka pyetur se çka kanë liderët e institucioneve që komunikojnë mes vete përmes ambasadave, dëgjojnë histori konspiracioni dhe në fund të shqetësuar lëshojnë deklarata e bëjnë thirrje për qetësi, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se a po bëhen gati njëra e tjetra për konflikte apo çka.
Ai ka thënë se të gjitha partitë duhet të durojnë dhe të pranojnë procedurat, sepse Gjykata Kushtetuese nuk do të zbulojë asgjë të re, vetëm do të kthehet tek procedurat siç është e shkruar në kushtetutë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Cka kanë liderët e insitucioneve që komunikojnë mes veti përmes ambasadave, dëgjojnë lloj lloj storie e konsipracioni dhe në fund të shqetësuar nga “ngritja e tensioneve politike e të sigurisë” lëshojnë deklarata e bëjnë thirrje për qetësi… A po bëhen gati njëra e tjetra për konflike a po çka.
Sikur VV e gjithë të tjerat duhet me qetësi të durojnë dhe pranojnë procedurat. Gjykata kushtetuese nuk do të ju zbolojë asgjë të re atyre, e as ndihmojë. vetëm do të kthehet tek procedurat siç është e shkruar në kushtetutë.