11.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Alarmohet futbolli kosovar: Futbollisti i skuadrës së Dritës rezulton pozitiv me koronavirus

Rekomandime

Në Superligën e Kosovës në futboll është regjistruar rasti i parë pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për njëri nga futbollistët e Dritës.

Lajmi është konfirmuar nga Drita FC, përmes faqes zyrtare të klubit në ‘Facebook’. Futbollisti në fjalë nuk ka shfaqur simptoma dhe do vijojë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

- Advertisement -

Klubi nga Gjilani janë shprehur të brengosur nga kjo situatë dhe kanë kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet qdo futbollisti dhe qdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundertën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

“Sot është pritur që klubit ti bashkangjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

- Advertisement -

Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet qdo futbollisti dhe qdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundertën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

- Advertisement -

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në qdo rrethanë!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit