2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sovraniteti i shtetit të Kosovës i mbrojtur nga ushtarët e NATO-s, i rrezikuar nga Hashim Thaçi

Rekomandime

Thirrja publike e Nicholas Burns, si njëri ndër ish diplomatët më të lart amerikan në një situatë kaq kritike për vendin tonë, flet shumë për rrezikun e madh dhe real që i kanoset kohët e fundit shtetit të Kosovës nga cenimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, jo nga pushtimi i jashtëm,se shtetin tonë, për fat ende e mbron NATO, por nga tendenca e çmendur e presidentit kuisling Hashim Thaçi për ndarjen e copëtimin e saj, si dhe faljen e pjesëve më vitale të vendit tonë,Serbisë, pikërisht në këtë fazë serioze dhe vendimtare të zhvillimit të dialogut me këtë shtet ish okupator, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE-SHBA, dhe së fundi me kërkesën shqetësuese ruse për përfshirjen edhe të Rusisë në këto bisedime, si superfuqi botërore dhe kundërshtare e përbetuar e shtetit të pavarur të Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Gani Qarri

Analisti politik Gani Qarri, duke e komentuar komunikimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me studentët shqiptar të Universitetit Harvadit përmes një video-konference e cila u moderua nga profesori i mirënjohur amerikan i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare , në Universitetin e Harvardit, Ambasadori Nicholas Burns, dhe mesazhin që ky i fundit e përcolli për sfidat e dialogut me Serbinë, thotë se ai mesazh duhet të merret seriozisht në mënyrë që të parandalohet çdo tentativë e realizimit të planit për ndarje apo shkëmbim territoresh me Serbinë, që do të ishte fillimi i procesit të rrënimit dhe demolimit të shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Duke pasur parasysh gjendjen e paqëndrueshme aktuale në Kosovë, si dhe veprimet kaotike e plotësisht të paqarta diplomatike ndërkombëtare, rreth saj, pas kësaj video-konference pasoi edhe deklarata famoze dhe e mirëseardhur e një prej profesorëve më të mirënjohur të Universitetit të Harvardit dhe Ambasadorit të shquar Nicholas Burns.

Pikërisht në një moment me shumë rëndësi dhe vetëm pak kohë pasi që edhe vet Kryetari i Komisionit të Dhomës për Punë të Jashtme dhe miku i dëshmuar i Kosovës, republikani Eliot Engel, si dhe politikani i lartë i Partisë Demokratike Robert Mendez u shprehën publikisht kundër qëndrimeve të Richard Grenellit dhe politikave të Trump ndaj Kosovës.

Rëndësia e deklaratës së z. Nicholas Burns rritet edhe më tepër,për vet faktin se profesori Burns si ish Oficer i Shërbimit të Jashtëm Amerikan, është një ndër personalitetet më të shquara dhe me më shumë peshë në politikën amerikane si dhe njëri ndër njohësit më të mirë të zhvillimeve ballkanike dhe ndërkombëtare,i cili pikërisht në vitet më dramatike dhe kohën e shpërthimit të luftimeve kundër forcave okupuese të Serbisë në Kosovë nga viti 1997, deri më 2001 ishte ambasador në Greqi, prej nga përcillte me interesim zhvillimet në vendin tonë.

- Advertisement -

Ndërsa në vitet 2001-2005, Nicholas Burns ishte ambasador amerikan në NATO,kurse nga viti 2005-2008, si Nën sekretar i Shtetit për Çështjet Politike, udhëheqës i lart në bisedimet mbi Marrëveshjen Bërthamore Civile ndërmjet SHBA-ve dhe Indisë, si dhe negociatori kryesor amerikan, në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit”, thotë analisti politik Gani Qarri. etj.

Ndaj sipas Qarrit, duke qenë shumë i informuar për rrezikun, Burns ka reaguar kundër opsionit të ndarjes.

- Advertisement -

Duke hetuar rrezikun gjithnjë e më të madh që po i kanoset sidomos kohëve të fundit Kosovës dhe rrezikun permanent për ndarje e copëtim të saj.

Nga kuislingu Hashim Thaçi,pas ligjërimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në takimin e tij virtual me studentët e Universitetit të Harvardit politikologu profesionist me përvojë shumëvjeçare, diplomati i lartë amerikan dhe profesori i mirënjohur i Universitetit të Harvardit Nicholas Burns përmes një postimi në Tvitter deklaroi se sot Kosova është shtet i pavarur dhe se SHBA dhe Bashkimi Evropian duhet të punojnë së bashku për ta ruajtur integritetin e saj territorial, si dhe mbështetur atë të bëhet një anëtar i OKB-së në një Evropë të lirë e demokratike.

Thirrja publike e Nicholas Burns, si njëri ndër ish diplomatët më të lart amerikan në një situatë kaq kritike për vendin tonë, flet shumë për rrezikun e madh dhe real që i kanoset kohët e fundit shtetit të Kosovës nga cenimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, jo nga pushtimi i jashtëm,se shtetin tonë, për fat ende e mbron NATO.

Por nga tendenca e çmendur e presidentit kuisling Hashim Thaçi për ndarjen e copëtimin e saj, si dhe faljen e pjesëve më vitale të vendit tonë, Serbisë, pikërisht në këtë fazë serioze dhe vendimtare të zhvillimit të dialogut me këtë shtet ish okupator, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE-SHBA, dhe së fundi me kërkesën shqetësuese ruse për përfshirjen edhe të Rusisë në këto bisedime, si superfuqi botërore dhe kundërshtare e përbetuar e shtetit të pavarur të Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit