-1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

E frikshme, ky shtet shënoi gati 1000 të vdekur dhe mbi 16 mijë të infektuar nga koronavirusi brenda ditës

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 965 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 22,013 numrin e përgjithshëm të viktimave.

- Advertisement -

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënua edhe një numër i lartë i të infektuarve – 16,508. Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 347,398 dhe Brazili ia zuri vendin e dytë Rusisë në listën e shteteve me më së shumti raste në botë.

Megjithatë, numri i vërtetë i infektimeve dhe rasteve fatale besohet të jetë edhe më i madh se shifrat zyrtare për shkak të mungesës së kapaciteteve të kufizuara për testim, shkruan “Reuters”.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është kritikuar ashpër për menaxhimin e situatës së pandemisë, që ka shkaktuar largimin e dy ministrave të shëndetësisë për shkak të qëndrimit të tij kundër masave kufizuese.

- Advertisement -

Popullariteti i presidentit ka shënuar rënie në kohën kur vendi po përballet me krizë shëndetësore, e cila ka nxitur rrjedhimisht edhe krizë ekonomike dhe tashmë edhe krizë politike

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit