6.2 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Festoi ditëlindjen me 15 veta në shtëpi, Dinamo Zagreb reagon për Lirim Kastratin

Rekomandime

Dinamo Zagrebi do të shqyrtojë rastin e sulmuesit të tij Lirim Kastrati, i cili ka shkaktuar pakënaqësi në Kroaci mbrëmjen e djeshme teksa theu rregullat e mbrojtjes prej “COVID”-it duke festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij me 10-15 veta.

- Advertisement -

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, kampionët kroatë shprehen se “Kastrati ndihet i prekur që festa e tij ka zhgënjyer opinionin publik”, por “kjo gjë nuk ndikuar në përgatitjet për ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Rijekës”.

Megjithatë, Dinamo Zagrebi konfirmoi se do të marrë vendim për sjelljen e 22-vjeçarit.Festa e Lirim Kastratit për ditëlindjen e tij u zbulua në rrjetet sociale nga partnerja e tij Andela Simaç.

Ditëlindja e Lirim Kastratit ishte sot dhe dje në mbrëmje në banesën e tij, së bashku me të dashurën dhe disa miq, festoi pas mesnatës.Megjithëse ai beson se nuk ka bërë asnjë të gabuar apo që festa e ditëlindjes së tij ka ndikuar në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme, Kastrati shpreh keqardhje që lajmet dhe postimet në rrjetet sociale kanë shkaktuar shqetësim te klubi.Dinamo Zagrebi do të analizojë situatën dhe fakte si dhe do të marrë vendim në përputhje me rregullat e brendshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit