Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pasi që këshilltari i kryeministrit në detyrë, Driton Tali ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje pas një deklarate të tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi iu është referuar Talit edhe një herë si “Driton Tali-Kali”, derisa e ka quajtur të padijshëm dhe sharlatan.
Sipas filozofit, takimet e Talit me presidentin janë publike dhe nuk mund të fshihen me padi.
“Driton Tali-Kali po mendon se me tremb me padinë e tij. Se është i padijshëm dhe sharlatan e tregon qysh ne fjalinë e tij të parë ku shkruan se me “sabah ju kurdis padia Blerim Latifit”. Shikoni sa analfabet është: nuk di të dalloj fjalët “padis” dhe “kurdis”.
Në fakt, e tërë e ashtuquajtura “padi e tij” është kurdisje e tij prej mjerani.
Takimet e tij me kryeministrin Thaçi në pranverën e vitit 2010 janë gjëra publike, të njohura nga të gjithë në ato kohë.
Edhe ato në zyrën e Thaçit.
Me padi të shpifura nuk mundet t’i fsheh servilosjet e tij të dikurshme dhe t’i arsyetoj ato të sotmet. Unë nuk i trembem as këtij mjerani dhe askujt tjetër, sepse kurrë në jetë se kam futur në pazar nderin dhe krenarinë time. Rrjedhimisht as drejtësisë, e cila Driton mjeranit do t’ia përplas fytyrës gomarllëqet e tij’, ka shkruar ai.