13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pacolli: Kam frikë se asociacioni do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, Kurtit i mungon transparenca

Rekomandime

Lideri i Aleancës ‘Kosova e Re’, Behgjet Pacolli ka thënë se qeverisë Kurti i mungon transparenca, pasi sipas tij situata e krijuar në veri të vendit është një ty*najë e tepruar.

- Advertisement -

Pacolli për Euronews Albania nënvizoi se ka frikë se edhe asociacioni i komunave me shimicë serbe do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, me kompetenca ekzekutive.

“Kemi legalizuar diçka që e kemi konsideruar ilegale, kemi legalizuar diçka që nuk është kosovare, që nuk është kushtetuese. Unë kam frikë se kjo që ka ndodh nuk do të debatohet. Ata do të instistojnë që asociacioni të bëhet siç ashtu si është nënshkruar”, u shpreh ai.

Pacolli shtoi se sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti tani kryeministër, nuk përkon me veprimet e tij të dikurshme sa ishte në opozitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit