8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jevtiq: Kemi informacione se serbët që e përkrahin Kurtin punojnë për Inteligjencën e Kosovës

Rekomandime

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, është shprehur se uniteti mes serbëve, sipas tij i krijuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është turbulluar.

- Advertisement -

Sipas tij “Serbët e Kurtit” nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e prishjes së këtij uniteti.Në një intervistë për TV Pink, Jevtiq, iu ka referuar kështu serbëve në Kosovë të cilët nuk janë në përkrahje të Listës Serbe, e që sipas tij janë përkrahës të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ne kemi informacione që disa prej tyre punojnë për Inteligjencën e Kosovës”, ka thënë ai.

“Ajo që po ndodh këtyre ditëve është alarmante dhe brengosëse dhe do të bëjmë çfarë është e mundur për t’u siguruar që të mos ketë incidente dhe të mos biem në provokime”, tha ai.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është e qartë se Lista Serbe do t’i fitojë zgjedhjet në komunat kur garon, e në njërën prej tyre, Shtërpce, Jevtiq garon për kryetar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit