2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Flasin kolegët e Agon Musliut që vendosën fotografitë në shesh në shenjë proteste

Rekomandime

Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjecarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

- Advertisement -

Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve.

“Jam student në universitetin e Prishtinës, vij nga qyteti Gjilanit, kemi marrë një iniciativë për kolegun tonë Agon Musliu, që ndërroi jetë para pak javësh, jemi të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve dhe me masat e rrepta që i kanë marrë ndaj studentit”, thanë organizatorët.

Të njëjtit kanë sqaruar se nuk janë nga ndonjë parti politike, mirëpo, vetëm studentë që kërkojnë drejtësi për këtë rast.

- Advertisement -

“Nuk përfaqësojmë parti e as organizate jemi vetëm studentë që po kërkojmë drejtësi”, kanë deklaruar të njëjtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit