6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vatra dhe diaspora në Amerikë: Zajednica e papranueshme

Rekomandime

Federata pan-shqiptare në Amerikë Vatra është shprehur kundër Asociacionit një etnik në Kosovë.Në reagimin e kësaj Federate thuhet se janë të shqetësuar me tezën se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për çdo shqiptar kjo tezë është e papranueshme. Rrugëtimi i Kosovës drejtë paqes, zhvillimit e lirisë ka qenë i mundishmëm.Gjatë periudhës 20 vjeçare janë dhënë mendime të caktuara dhe qëndrime të ndryshme rreth zhvillime në Kosovën e pasluftës.Ka pasur edhe shtete etnike që kanë dhënë opinionet e tyre rreth bisedimeve intensive mes Kosovës e Serbisë dhe integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.Të gjitha këto mendime rreth zhvillimit të shtetit të ri të Kosovës janë mirëpritur çdo herë nga lidershipi shqiptar në Prishtinë dhe Tiranë”.

- Advertisement -

“Deklaratat nga Uashingtoni zyrtar janë përshëndetur e pranuar nga shqiptaro-amerikanët. Federata VATRA dhe shqiptaro-amerikanët kanë qenë gjithmonë në mbështetje të politikave të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit Amerikan.

VATRA dhe shqiptaro-amerikanët e kanë bërë të qartë se asnjëherë nuk do të lejohet që të kemi një ‘Bosnje’ të dytë apo ‘mini Serbi’ në Kosovë.

Ky është dhe mendim i shumicës absolute dhe i miqve pro shqiptar në Shtëpinë e Bardhë, Kongres, Senat dhe Departamentin e Shtetit dhe institucione të tjera të shtetit amerikan. Ne do t’i themi gjithmonë JO një minishteti serb në Kosovën e re që synon të integrohet në BE dhe të qëndrojë në miqësi të përjetshme me SHBA”.

- Advertisement -

Vatra thekson se Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike.“Kosova nuk mund të themelojë asnjë Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e vendit dhe aspiratat e popullit shqiptar në Kosovë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit