11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Flasin nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e mandatarit

Rekomandime

Gjykata Kushtetuese po vazhdon shqyrtimin e lëndës për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi, për mandatarin e Qeverisë së re.Kështu është konfirmuar nga Gjykata për GazetaBlic, dy ditë para se të përfundojë afati i paraparë për shqyrtim dhe kur Kushtetuesja mund të dalë me vendimin.“Kjo lëndë është ende duke u shqyrtuar”, është përgjigjur shkurt Gjykata Kushtetuese për Gazeta Blic përmes postës elektronike.

- Advertisement -

Më 1 maj, kjo Gjykatë kishte marrë vendim për pezullimin e secilit aktivitet që lidhet me dekretin e presidentit deri më 29 maj të këtij viti, pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje.Ndërsa, më 30 prill, presidenti Thaçi kishte nxjerrë një dekret, sipas të cilit Avdullah Hoti, i propozuari i LDK-së, u caktua mandatar për formimin e Qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë ‘Kurti’.Menjëherë pas dekretit, VV ka dërguar dekretin në Kushtetuese, me arsyetimin se presidenti ka shkelur Kushtetutën.

“Me këtë dekret, ne vlerësojmë që presidenti ka shkelur Kushtetutën”, kishte thënë shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, Rexhep Selimi.Dje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Gjykata vetëm e interpreton Kushtetutën, por nuk mund të shkruaj norma të reja kushtetuese.

“Unë jam i gatshëm të pranoj çdo vendim të kushtetueses, por jo shkrim të kushtetutës, pasi askush nuk ka të drejtë ta shkruaj Kushtetutën”E deputetë të VV-së, po ashtu kanë deklaruar se Kushtetuesja nuk mund të marrë vendim ndryshe nga ai i vitit 2014 kur në pyetje ishte koalicioni VLAN.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit