3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

129 rastet e reja me koronavirus vijn nga këto 19 komuna të Kosovës

Rekomandime

Numri rekord i rasteve pozitive me koronavirus të konfirmuara brenda 24 orëve të fundit vijnë nga 19 komuna të Kosovës, ndër to edhe vende në të cilat për javë të tëra u arrit që të luftohet suksesshëm kjo pandemi, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

46 prej tyre vijnë nga komuna e Prishtinës, e pasuar nga ajo e Prizrenit dhe e Vushtrrisë, ndërkaq u njoftua se në gjithsej 19 komuna ka arritur të shpërndahet ky virus vetëm përbrenda kësaj dite.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46 (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), komuna e Prizrenit 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Mazrek, 1 rast Reçan dhe 1 rast Romajë), komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Rahovecit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Rahovec dhe 1 rast Ratkoc), komuna e Pejës 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Pejë dhe 1 rast Buqan), komuna e Vitisë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Skifteraj, 1 rast Pozharan, 1 rast Zhiti dhe 1 rast Sllatinë e epërme), komuna e Gjakovës 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rogovë, 1 rast Gjakovë dhe 1 rast Mejë), komuna e Lipjanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Lipjan dhe 1 rast Rufc i ri), komuna e Drenasit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Sankoc dhe 1 rast Fushticë e poshtme), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Fushë Kosovë), komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Komogllavë dhe 1 rast Ferizaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kmetovc-Gjilan, Glloboçicë-Dragash, Kaçanik, Mogillë-Kllokot, Mamushë, Milloshevë-Obiliq, Likoc-Skenderaj, Maqitevë-Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit