8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mustafa: E panevojshme paraburgimi për Haki Rugovën, nuk pati arsye të bëhet skandal

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se arrestimi i kryetarit të Istogut, Haki Rugova dhe mbajtja në paraburgim për 48 orë ka qenë totalisht e panevojshme.

- Advertisement -

Mustafa ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme t’i jepen 48 orë Haki Rugovës nga Prokuroria e Pejës, ai nuk ka ikur nga Kosova dhe ka qenë këtu duke iu përgjigjur vet gjyqtarit të rastit.

Kreu i LDK’së tha se nuk ka pasur asnjë arsye të bëhet një skandal që të thuhet se u arrestuar një nënkryetar i LDK’së.

“Unë s’kam dhënë asnjë deklaratë derisa z.Rugona ka dal para gjyqtarit të rastit, për ne ka qenë totalisht e pashpjegueshme dhe unë kam thënë se mbajtja 48 orë e z. Rugova ka qenë e panevojshme në pikëpamjen ligjore, për shkak se ligji e përcakton se si duhet mbajtur në paraburgim, z.Rugova nuk ka ikur nga Kosova, nuk ka pasur asnjë arsye të bëhet një skandal që të thuhet se është arrestuar një nënkryetar i LDK’së”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

“Nuk shoh asnjë ndërhyrje të timin dhe LDK’së në çështjen e drejtësisë”, tha Mustafa në RTK, transmeton Gazeta Metro.

Mustafa po ashtu tha se beson në pafajësinë e Rugovës dhe i qëndron prapa të gjitha fjalëve që ka thënë në konferencë pak pas arrestimit atë ditë të nënkryetarit të LDK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit