4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Thaçi: Nuk jam në betejë me Kurtin, atij s’po i bjen kurrgjë tamam

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaci, ka thënë se nuk e di pse Gjykata Kushtetuese në reagimin e saj e ka përmendur edhe Presidencën, pasi sipas tij, Presidenca “nuk ka bërë kurrfarë presioni ndaj Kushtetueses’.

- Advertisement -

“Nuk e di pse e kanë përfshi Presidencen kur realisht në asnjë deklaratë dhe asnjë veprim, përpos mbështetjen për puën e pavarur dhe kushtetuese, nuk kemi pasur asnjë deklarim për vendimin e Kushtetueses, megjithëse unë si president e kam obligim të punoj për mbrojtjen e rendit sepse autoritetet e mia dalin nga Kushtetuta”, ka thënë Thaci në RTV Dukagjini.

Në debat Plus, Presidenti ka thënë se Kurtit nuk po i bjen asgjë ‘tamam’.

“Atij s’po i bjen taman kurgjë, që të jem i sinqertë, pesë letra ia kam dërguar për ta marrë postin e kryeministrit, gjithmonë është vonuar. Unë nuk jam në betejë me askënd, nuk jam në betejë as me zotin Kurti, jam në betejë për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, ligjshmërinë dhe demokracinë e vendit. Jam i bindur që nominimi që kam nxjerrë për dekretin e zotit Hoti për kryeministër, është i drejtë, është i sakte”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit